Ulni rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me përbërës që gjenden në dollapët e kuzhinës

0
391

Ju mund të zvogëloni rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me përbërës që gjenden në dollapët e zakonshëm të kuzhinës.

Acidi alfa linolenik dhe acidi yndyror omega 3 është i mirë për zemrën.

Një përmbledhje nga Universiteti i Shkencave Mjekësore të Teheranit ka gjetur se ata që kanë një konsum më të lartë mund të shmangin vdekjen e hershme.

Studimi i publikuar në “British Medical Journal”, zbuloi se rreziku nga vdekja iu zvogëlua me rreth 10 përqind nëse ata kishin një konsum të lartë të Acidit alfa linolenik në krahasim me ata që nuk e bënin këtë gjë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre treguan se sa më shumë njerëz me konsum të ALA , aq më shumë mund të zvogëlonin rrezikun e vdekjes së hershme.

Ndryshe, acidi alfa linolenik gjendet në arra, fara, spinaq dhe soje.

Leave a Reply