Ukimeri: Me rikthimin tonë në pushtet, bizneset lokale do të jenë prioritet për mbështetje institucionale

0
273

Qeverisja aktuale nën udhëheqje nga VV dhe Mytaher Haskuka, nuk kanë bërë mjaftueshëm për mbështetje ndaj bizneseve, sidomos gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19, kështu ka deklaruar Islam Ukimeri, kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Ukimeri këto deklarata i ka dhënë gjatë vizitës që i ka bërë disa biznese.

Postimi i plotë:

Gjatë tërë ditës sot, kam vizituar disa biznese në lagjen “Ortakoll”. Gjatë bashkëbisedimit me ta, të gjithë pronarët e bizneseve, shprehën indinjatën e tyre të thellë për qeverisjen në ikje, e cila nuk kishte asnjë alternativë, se si duhet të zhvillohet ekonomikisht qyteti ynë.
Qeverisja aktuale nën udhëheqje nga VV dhe Mytaher Haskuka, nuk kanë bërë mjaftueshëm për mbështetje ndaj bizneseve, sidomos gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.
Me rikthimin tonë në pushtet, bizneset lokale do të jenë prioritet për mbështetje institucionale, sepse edhe ashtu PDK dhe Kryetari në ardhje z. Shaqir Totaj, kanë ofertën më të mirë për mbështetje ndaj tyre, me fokus të veçantë ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme.
Në fund, të gjithë pronarët e bizneseve pa dallim, shprehën mbështetje të parezervë, për ta votuar z. Shaqir Totaj për Kryetar të Prizrenit, si dhe mua me numër 4 në listën e PDK-së.

VotoPDK177

VotoShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

VotoIslamUkaj4

Leave a Reply