U përpoq t’i mbronte këlyshët, hajnat ia vodhën dhe ia shqyen fytyrën

0
27

Disa grabitës të armatosur me thika të gjata i kanë vjedhur gjashtë këlyshë të vegjël dhe ia kanë shqyer një pjesë të fytyrës nënës së tyre kur ajo u përpoq t’i mbronte ata në Mançester të Britanisë së Madhe.

Këlyshët që ishin lindur para pesë javësh u morën nga dy hajna, të cilët e kishin përcjellë një burrë në zonën Harpurhey të Mançesterit të shtunën në mëngjes.

Pas njoftimit urgjent të policisë, këlyshët u gjetën rreth tri kilometra larg vendit ku u vodhën dhe u bashkuan përsëri me nënën e tyre, të quajtur Zena.

Lidhur me këtë rast, policia angleze e ka arrestuar një burrë 40-vjeçar, i cili është marrë në pyetje nga hetuesit. Zyrtarët policorë thanë se nëna e këlyshve ishte shumë e lumtur kur i pa sërish të vegjlit e saj.

“Të gjithë këlyshët janë të sigurt dhe të shëndoshë dhe janë bashkuar me nënë e tyre, e cila ishte shumë e lumtur kur i pa”, tha zyrtari policor, Nick Kershaw.

Policia ka kërkuar ndihmë për t’i gjetur hajnat e këlyshëve, të cilët nga dëshmitarët janë përshkruar si dy të rinj në të njëzetat me trupa thatanikë dhe të gjatë, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply