U përfol se ka qenë i lidhur me Einxhel/ Valoni sqaron të vërtetën: Më pëlqente

0
333

Këngëtari Valon Shehu u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” javën që shkoi por qëndrimi në shtëpi nuk zgjati shumë dhe ai u eleminua spektaklin e së premtes. Nga momenti i hyrjes në shtëpi këngëtari u përfol në media se ka qenë I lidhur prej 6 vitesh me Einxhel. Moderatorja filloi të qante dhe ngriu në fytyrë, madje ajo as nuk doli ne oborr te takonte Valonin ashtu siç bënë të gjithë konkurrentët e tjerë. Kjo bëri që në rrjet të thuhej se ata kanë patur një lidhje dashurie e cila tashmë ka marrë fund dhe prezenca e tij në shtëpi e trazoi pak gjendjen emocionale të Einxhel.

I ftuar në ‘Fun Club’ Valoni ka folur për here të pare në lidhje me thashethemet e përhapura, si dhe ka dhënë arsye pse njerëzit kanë menduar se mes tyre ka patur diçka. Këngëtari e ka mohuar se ka qenë i lidhur, por ka pohuar se ka një pëlqim ndaj moderators dhe jashtë mund të lined diça mes tyre.

‘Ndoshta që fillova të flas ditët e fundit më shumë me Einxhel, filloj të më pelqente dhe ia kam shprehur asaj se femrat e forta më tërheqin më shumë. Plus momentin që un kam hyrë, Einxhel ka qenë duke qarë për nënën e saj dhe njerëzit e kanë lidhur me mua ketë situate,”– tha Valoni duke sqaruar dhe arsyet.

Leave a Reply