U eliminua në Europian, Di Biagio largohet nga Italia U-21

0
34

Luiggi Di Biagio largohet nga drejtimi i përfaqësueses U-21 të Italisë. Ish-futbollisti i Lazios, Romës dhe Interit, lajmëroi mbylljen e eksperiencës te të kaltrit, pas eliminimin në finalet e Europianit.

“Nga 1 korriku nuk do të jem më trajner. Eksperienca ime mbyllet këtu. I falënderoj të gjithë, nga Sacchi, Abete e Vischidi, që më dhanë mundësinë të rritesha e të kisha një eksperiencë kaq të bukur. Në mënyrë absolute kam bërë një punë të mirë nëse objektivi ishte të ringritja futbollin italian që të konkurronte me skuadrat më të mira europiane dhe nxjerrja e elementëve për Kombëtaren A.

Pastaj, ka dhe momenti zhgënjyese, si ato të Europianit. Nuk mund të jem i kënaqur, por sigurisht nuk mund ta quajmë dështim.”/SS

Leave a Reply