Turboproamerikanët e devotshëm dhe antikomunistët e përbetuar

0
523

1. Lideri aktual i LDK-s. I.M. (për dallim nga ish lideri më antikomunist dr.Ibrahim Rugova) që botërisht njihet me vokacion e histori tejet prokomuniste, madje madje edhe si bartës e artikulues i devotshëm dhe shumë i dyshimt i shumë funksioneve të atij sistemi, ideologjie e formacioni, SOT na shitet (më katolik, se Papa!) si njeriu më proamerikan në Kosovën “demokratike, sovrane dhe të pavarur”, tē Thaçit! Duket shumë e çuditshme kjo?

2. Ndërkaq, ca të tjerë që janë shkollu e aftësua profesionalisht, por edhe janë formësua politikisht, madje madje edhe janë ngritur ekonomikisht e kanë përparu në bisnese lokale e ndërkombëtare, mu nga ndihma dhe financimi i taksapaguesëve amerikan, SOT na dalin dhe na promovohen si tejet antiamerikan!?

3. Di dikush përgjigjen e këtij absurdi?! Apo mendoni se Amerika, më shumë na do neve, se sa ne vetën tonë! Është më se e vêrtetë që Ne bashkë me amerikanët e kemi armikun (Rusinë) e përbashkët, ama, interesat kombëtare, sociale, politike, ekonomike e nuk është e thënun të jenë bukfalisht të njejta. Ato mund të jenë shumë identike, por jo domosdoshmërisht tê njejta. Nga ky kontekst, procesi i identifikimit të interesave midis shteteve dhe kombeve, duket qē në gjitha periudhat kohore të historisë, i ka mbijetuar miqësive të ndërtuara dhe tē mbindërtuara. Zatën kështu thotë edhe vetë arkitekti i konceptit dhe filozofisë politike të “miqēsisē”(së përkohshme) dhe “interesit” (të përjetshëm), Z. Henri Kisingjer.

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply