Tri opsionet e Nait Hasanit pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

0
21

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Nait Hasani, pohon se vendi ndodhet para tri rrugëve me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit.Formimi i një qeverie teknike, zgjedhja e një kryeministri të “zarfit” siç e ka quajtur ai, të asociuar edhe nga ndërkombëtarët ose shkuarja në zgjedhje të parakohshme, janë tri opsione, këto të cilat sipas Hasanit, Kosova i ka para vetës.

“Gjasat për qeveri teknike varën nga votat e Kuvendit por edhe nga ndërkombëtarët se kë e dëshirojnë ata ta zgjedhin kryeministër. Nëse vjen kryeministër i zarfit do të kemi situatë të re por zgjedhjet shihen si të pashmangshme”, ka thënë ai për “Gazeta blic”.

Ndërsa i pyetur për vendimin e Haradinajt, për dorëheqje ai u shpreh me rezerva duke thënë se ngjashëm kishte vepruar edhe në vitin 2005.

“Vendimi për dorëheqje i Kryeministrit ka qenë i drejt pasi që nuk ka dashur të shkoj atje si Kryeministër por si qytetar i thjeshtë. Ngjashëm ka vepruar edhe herën e parë kur është thirrur nga Haga”, deklaroi tutje Hasani. Në anën tjetër të gjitha partitë politike kanë shpreuhr gatishmëri për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Sidoqoftë, se kur do të nisë procesi i konsultimeve të presidentit me partitë politike për një qeveri të re apo për zgjedhje të parakohshme, ende nuk ka ndonjë përgjigje nga presidenti i vendit.

Leave a Reply