Totaj prezanton projektin e Parkut të ri të qytetit, me parking nëntokësor (VIDEO)

0
276

Totaj sot ka prezantuar Parkun e ri të qytetit, në zemër të Prizrenit, me karakter multifunksional, i cili do të transformoj hapësirat pas objektit të Shtëpisë së Bardhë.

“Pas prezantimit të projektit për transformimin e Parkut të Qytetit, në planin e qeverisjes katër vjeçare kemi edhe ngritjen e një Parku të ri në zemër të Prizrenit por që do të ketë karakter multifunksional. Në pamje reale mund ta shikoni tranformimin e hapësirës pas objektit të Shtëpisë së Bardhë që vazhdon deri tek objekti i ish ndërmarrjes Liria, i cili do të largohet.
Në këtë projekt të madh parashihet:
🚦 Nënkalimi nga ish BVI në Bazhdarhane në gjatësi deri 200m
📣 Qendër multifunksionale me hapësira të gjellbërta dhe shtigje për këmbësorë
🗿 Hapësira të dedikuara për aktivitete kulturore
♻️ Kulme të gjelbërta të dedikuara për qytetarët
🅿 Parkingu tri nivelësh me 690 vendparkingje ” ka thënë Totaj,

Gjeni linkun e videos këtu:

https://fb.watch/8uB7FTPumh/

Leave a Reply