Totaj dhe Krasniqi në Ortakoll: Prizreni meriton më mirë dhe më shumë

0
249

Në takimin me strukturat e PDK-së në lagjen më të madhe të qytetit të Prizrenit “28 Nëntori” e njohur si Ortakoll, kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, me ish kryetarin Prof. Dr. Ramadan Muja, me ish kryetari i PDK-së për Prizren Minir Krasniqi dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit nga kjo lagje, kanë mbajtur një tubim mobilizues, për ta përmbyllur më 17 tetor fitoren e madhe të Prizrenit.

Shaqir Totaj, në fjalën e tij para strukturave dhe simpatizantëve të lagjes “28 Nëntori” ka theksuar se “Fitorja jonë është më e sigurtë, sepse këtu në mesin tonë e kemi arkitetktin e fitoreve në Prizren Prof.Dr. Ramadan Mujën dhe Minir Krasniqin e shumë të tjerë, të cilët që nga themelimi kanë qenë në ballë të PDK-së.” Më pas Kryetari i ardhshëm i Prizrenit Shaqir Totaj, ka thënë se “Kur shoh entuziazmin e madh të kësaj lagje, e shoh fitoren e sigurt të 17 tetorit. “As kush më mirë se banorët e kësaj lagje, por edhe të gjithë Prizrenit nuk e dinë për dështimet e qeverisjes katër vjeçare të VV-së, ku çdo gjë mund të thuhet veç qeverisje jo, sepse ishte një dështim. Prandaj,ne do të jemi ata, që nga 18 tetori, do ta kthejmë buzëqeshjen e qytetarëve, do t’ia kthejmë krenarinë qytetit dhe do ta vazhdojmë punën ashtu siç kemi lidhur aleancë me qytetarin.”

Memli Krasniqi, kryetari PDK-së në fjalën e tij përshëndetëse, ka theksuar se sa herë vjen në Prizren dhe takohet me qytetarë në sytë e të gjithëve e sheh fitoren e PDK-së më 17 tetor dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse PDK-ja është oferta më e mirë dhe më e sigurte për qytetarët e Prizrenit, pa dallim komuniteti e partie. Andaj, marr të drejtën, që këtu nga Ortokolli i shpresës, ta shpall fitoren ende pa u mbajtur zgjedhjet, sepse këtë po e shoh në gatishmërinë dhe mobilizimin tuaj.

Edhe strukturat e nëndegës “28 Nëntori” kanë shprehur gatishmërinë që fitorja e 17 tetorit të jetë sa më e thellë dhe atë pa balutazh, sepse këtë mendim e ka populli për ta ndalur orën e prishur të VV dhe keqqeverisjen e saj në Prizren.

Leave a Reply