Thaçi edhe sot në QKUK, Presidenca jep informacione për gjendjen shëndetësore

0
463

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vazhduar edhe sot trajtimin shëndetësor, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga presidenca.

Ata kanë bërë të ditur se Thaci edhe sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Prishtinë, 21 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, thuhet në njoftimin nga presidenca.

Leave a Reply