‘Tha se Luizi është i varur nga bixhozi’! Bledi Mane tregon se si i i ndryshoi jeta sapo doli nga Big Brother

0
230

Gazetari Bledi Mane doli me vullnet të plotë nga shtëpia e “Big Brother Vip” dhe tashmë si ish-banor, është mjaft aktiv në intervista ku rrëfen detaje për eksperiencën e tij.

Gjatë një interviste të dhënë mëngjesin e sotëm, Bledi rrëfeu se si ka ndryshuar reagimi i publikut ndaj tij, para dhe pas hyrjes në “Big Brother Vip.”

Duke iu referuar deklaratave të tij se “Luizi është i v rur nga b xhozi”, gazetari tha se ka marrë një ‘lumë’ reagimesh nga fansat e këngëtarit, deri edhe në k rcënime me jetë.

Por, sipas tij, gjithçka ndryshoi pasi ai la shtëpinë, ku të njëjtët persona, tani i dërojnë zemra, pasi panë lojën e tij në “BBV.”

“Gjatë rrugës kur shkoja për tu futur, mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga k rcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga b xhozi. Të luash bixhoz nuk është t rp, sepse është diçka e ligjshme.

E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë s lmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërc nuar, më kanë kërc nuar me jetë. E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë pashë që këta njerëz që do më vr snin më dërgonin zemra”- tha ai.

Më tej, duke folur për situatën në shtëpi, Bledi konfirmoi se gjithçka tani “rrotullohet” rreth Luizit.

“Gjeta një Luiz që komandonte, kur shtypte butonin e të qeshurës Luizi, qeshnin të gjithë, kur flinte gjumë Luizi, nuk do bëhej zhurmë. Loja nuk do ishte kështu nëse do ishte Luizi, prandaj ky “BBV” është më i suksesshëm se ai vjet”– tregoi gazetari.

Leave a Reply