Test i thjeshtë me të cilin mund të kontrolloni gjendjen e mushkërive

0
563

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) është sëmundje e heshtur inflamatore e mushkërive dhe parenkimës së mushkërive që shkakton pengim të qarkullimit të ajrit, ndërsa këtë gjë e shkakton pirjen e duhanit afatgjate (aktive ose pasive) ose thithja e ajrit të ndotur si në natyrë ashtu edhe në ambiente të mbyllura, shkruan Panacea.

Simptomat shfaqen gradualisht, si kollitja, kollitja dhe ngulfatja, fillimisht gjatë lodhje, ndërsa më pas edhe në gjendje të qetë.

Mini test – A vuani nga COPD?

A kolliteni shpesh disa herë në ditë?

Kur kolliteni, a nxjerrni mukus?

A mbeteni pa frymën më shpejt sesa moshatarët tuaj?

A jeni duhanpirës apo ish-duhanpirës?

Nëse jeni përgjigjur me “PO” në tre ose më shumë pyetje, duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek, i cili do t’ju udhëzojë për në spirometri, pra ekzaminimin e funksionit të mushkërive.

Progresioni i sëmundjes mund të ngadalësohet nëse zbulohet në kohë, trajtohet në mënyrë adekuate, dhe nëse pirja e duhanit eliminohet plotësisht nga jeta e përditshme, domethënë, ulja ose eleminimi i ekspozimit ndaj ajrit të ndotur.

Aktualisht, nuk ka kurë për COPD, por vetëm ilaçe që e lehtësojnë dhe e ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, ndërsa në fazën më të rëndë të sëmundjes, cilësia e jetës është shumë e ulët për shkak të varësisë së pacientit nga oksigjeni që e merr nëpërmjet maskës.

Për shkak të natyrës së sëmundjes, është e nevojshme që pacienti të ndjekë në mënyrë rigoroze udhëzimet mjekësore për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes, për të shmangur trajtimin spitalor dhe terapinë me oksigjen, dmth., për të zgjatur cilësinë e jetës së pacientit sa më gjatë.

Leave a Reply