Të enjten hapet merkatoja, paralajmërohen lëvizje të bujshme në Angli

0

Premier League uli siparin këtë të diel. Manchester City mbrojti titullin kampion, pas një dueli fantastik, që zgjati deri në “frymën e fundit” me skuadrën e Liverpoolit.

Tashmë Anglia pret vetëm finalet e kupave europiane. Champions edhe Europa League do të diskutohen nga skuadra angleze. Tottenham-Liverpool në të parën dhe Chelsea-Arsenal në të dytën.

Megjithatë të enjten në Angli hapet zyrtarisht edhe merkatoja e verës. E cila do të zgjasë deri më 8 gusht në orën 18:00 (ora shqiptare). Ndërsa priten lëvizje mjaft të bujshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Kjo pasi shumë yje të kampionatit anglez kanë bërë gati valixhet për t’iu bashkuar klubeve të tjera europiane. Por nga ana tjetër, skuadra si Manchester United e Arsenal pritet të shpenzojnë shifra të konsiderueshme për t’u rikthyer në nivele të larta./SS

Leave a Reply