Të dy bashkë në jug, Jonida Maliqi kthehet në krahët e aktorit? Këngëtarja: U kënaqët ju kur luajtët me ne?!

0
635

Nga rrëfimi për shpirtin e lirë tek vlera e parasë, Jonida Maliqi na i zbulon si një ditar karantine, ku çfarë ka më shumë vlerë është vetë jeta. Këngëtarja e njohur, pas një mungese në media rikthehet me këtë intervistë ekskluzive për revistën “Story”, dhënë të shtunën në orën 19:00 në “live streaming” në Insagram. Mijëra fansa e kanë ndjekur dhe shoqëruar artisten nga veranda e shtëpisë, gjatë takimit “live” me gazetaren Klotilda Harka. Në super formë dhe e kuruar në çdo detaj, Jonida bëri një rrëfim spontan duke zbuluar momente nga ditët në karantinë, planet pasi të dalë nga izolimi, reflektime mbi jetën apo dhe vdekjen, por mbi të gjitha për dashurinë . Se si qëndron e vërteta me aktorin Romeo Veshaj, dhe gjithçka rreth të vërtetave të një personazhi publik të veçantë si ajo, i zbuloni në këtë rrëfim ekskluziv për revistën “Story”.

Jonida përshëndetje! Ke kohë që ke munguar në media, pse zgjodhe pikërisht “Story–n” për t’u shfaqur ekskluzivisht?

Në media gjatë 2019-ës ose pak para pandemisë kam qenë prezent kundrejt edhe privatësisë apo ngjarjeve që më kanë rethuar; që nga Eurovizioni, festivalet, apo të gjitha eventet ku kam qenë e pranishme. Pse vendosa të dal ekskuzivisht tek “Story”? Mund të them se kjo ka qenë një periudhë relaksi për mua, e kam shfrytëzuar maksimalisht në një mënyrë shumë pozitive. Por teksa rritesh, jo vetëm rrethi yt shoqëror, por edhe rrethi profesional ndodh që ngushtohet. Në këtë aspekt i jam shumë mirënjohëse revistës “Story”, sepse keni qenë ndër të paktat media që më keni suportuar, përpara se të shkoja dhe të përfaqësoja vendin në Eurovizion.

Mund të themi që je pak tip i vështirë?

Jo, jo nuk jam tip i vështirë, por jam e drejtpëdrejtë. Unë jam shumë mirënjohëse dhe shumë strikte, sidomos kur bëhet fjalë për personin tim. Mendoj që çdokush kur punon fort, kur punon me dashuri, me pasion, çfarë arrin në jetë e mbron me mish e shpirt.

Si po e kalon karantinën?

Ditët e para kam qenë me të vërtetë në një shok. Më ka ndodhur edhe me tërmetin që nuk reagoj menjëherë, por pasi disa ditësh filloj dhe reflektoj dhe e kuptoj se çfarë po ndodh realisht. Më duhet kohë me veten për të përthithur situatën, dhe më pas më duhet kohë të kuptoj se sim und ta ndihmoj veten, dhe të filloj t’i marr këto eksperienca sa më pozitivisht të jetë e mundur, madje për t’i shfrytëzuar ato. Mendoj se në këtë vegjetim, të gjithë kemi shkuar drejt së shkuarës. Çfarë na ka ndodhur, pse ishte e tashmja e tillë? Sepse të ardhmen ende s’e dimë!

Le ta presim të ardhmen si një surprizë të bukur, apo jo?

Askush prej nesh s’e di ç’do ndodhë, ama dihet që kishim bërë plane në profesionet tona. Unë kisha bërë shumë plane në punë, pasi punoja për disa projekteve të reja. Mezi po prisja muajin maj për t’i konkretizuar, por gjithçka u rrëzua, u rrënua. Por në këtë situatë si të gjithë arsye për të reflektuar, për të pyetur veten:” Çfarë vlen më shumë? Mos duhet vallë mbi të gjitha të mendojmë për veten, për atë që na përkon tani, dhe pastaj të fillojmë edhe të fantazojmë?”

Në aspektin krijues të ka ndihmuar kjo rënie në qetësi , apo ta ka bërë mendjen më të zhurmshme, të ka futur në një kaos aq sa thua: Tani nuk përqendrohem dot dhe pikë?

Në fakt unë sapo kisha përfunduar një produksion, sapo kishte dalë nga furra ajo kënga ime e fundit nga “Tull production”, një bashkëpunim me Obi, një këngëtar nga Xhamajka. Kishim vendosur dhe lokacionin ku do të xhironimk lipin. Sigurisht Ardi ASllani do të ishte ai që do kujdesej për imazhin tim. Obi do të vinte nga Kanadaja, dhe në datat 11 -17 ne kishim lënë xhirimet, por që nuk ndodhi. Kënga është gati, por duke shpresuar që gjithçka të kthehet në normalitet, do të jem e përqendruar që të realizoj sa më shpejt këtë klip. Ndërkohë po punoj edhe për një këngë tjetër me studion “Tik tok” në Prishtinë. Është një këngë shumë personale, për një ndjesi shumë të bukur, dhe krejtësisht ndryshe nga kënga që është gati. Planet i kisha aq të shumta, por fatkeqësisht sitituata erdhi kështu… Pastaj për t’u frymëzuar e kam pasur të vështirë të lexoja libra. Ndërkohë tek shihja që të gjithë tentonin me gatime në kuzhinë, unë për gatime nuk shquhem. Nuk mund të hyjë në kategorinë e femrave që dinë të gatuajnë shumë mire, por antipastat i qaj, sallatat, pra pjatat e shëndetshme. Të tjerat i bën mami, ose ka mënyra zgjidhjeje në këto kohë që jetojmë.

Po sa tip e ke mamin, e shohim shpesh në postimet e tua…

Mamin e adhurojnë të gjithë. Ajo ka krijuar targetgrupin e vet. Ka shumë fansa, dhe sa herë e nxjerr në “Instastory”, mund të them minimalisht më shkruajnë mbi 300 vetë. Hera-herës e nxjerr pa dijeninë e saj, ose ia bëj fakt të kryer sepse nuk i pëlqen shumë kamera. Por dhe ajo është e drejtpërdrejtë, dhe i jep drejtim situatës.

Ti ke një pozitë komode, je dhe goca e mamit dhe mami i çunit. Cili status të shijon më shumë shumë?

Në fakt unë jam goca e babit. Por të jesh nënë është ndjesia më e bukur në botë, është ajo ndjesi që bën të zgjohesh e lumtur në mëngjes, të vësh kokën në jastëk e qetë dhe me shpirtin plot. Nuk ka si dashuria e një fëmije. Jam me fat që kam Danin, jemi afruar edhe më shumë këtë periudhë! Ai pothuaj s’e ka ndjerë fare izolimin, pasi e gëzon shtëpia. Madje sa herë i them do shkojmë në shkollë:” Jo, nuk dua më!, më thotë”. (qesh)

Të kthehemi pak tek kënga shpirtërore që folëm pak më parë. Është këngë dashurie apo jo?

Shpirtërore, dashurie, por që të çon tek fantazia, yjet, prekja, tek aroma e tek gjithçka. Më ka ndihmuar për teksin në fak,t Olti Curri,i cili ka qenë shpeshherë autor i shumë këngëve të mia, i shumë teksteve. E gjetëm menjëherë pikën e përbashkët, i shpjegova sepse dhe melodia të çon në një tematikë shumë personale, pra është një këngë sensuale. Dhe ishte shumë e thjeshtë, pasi mendoj që kur të gjithë i bëjnë gjërat me qejf dhe kanë frymëzim, padyshim që dalin gjëra të bukura.

Po ti si i zgjedh këngët, shkon në studio të ndryshme dhe zgjedh demon e preferuar apo?

Jo, tani jo më. Kohërat kanë ndryshuar, ka ikur ajo periudha kur këngët t’i ofronin kompozitorët dhe ti thjesht degjojë melodinë në piano. Tani studiot diskografike vetofrohen, më dërgojnë demot e kënduara nga këngëtare që punojnë në ato studio, dhe pastaj u përzgjedh ose i testoj, nëse i përshtatem vokalit, apo më pëlqejnë për gustot e mia personale e profesionale.

Meqenëse fitove Festivalin e Këngës, shkele skenën e Festivalin Europian që është një ëndërr për shumë këngëtarë shqiptarë le ta themi. Kjo do të thotë që nuk ke më interes për të marrë pjesë në festivalet shqiptare?

Kush e tha këtë?! Të ndryshojë byroja e RTSH-së, sepse si çdo këngëtar edhe unë kam patur problematikat e mia në atë festival, jo shumë mbështetje nga ana e RTSH-së. Kështu që në momentin që do të mendoj se aty do të ketë pak drejtësi, do të rrimerrja pjesë për të rifituar dhe një herë emocionet e jashtëzakonshme nga skena e Eurosongut, fansat, mediat atje, gjithçka që të rrethonte e që mund të them se ishte kulmi i karrierës sime artistike, dhe ku vërtet e kam ndjerë veten artiste.

Duke interpretuar këngën “Ktheju tokës” në skenën europiane, dukej sikur edhe toka këndonte me ty, aq fuqishëm e ke ndjerë. Ishte kështu?

Shumë e kam ndjerë në fakt.Nuk kam mundur dot ta këndoj atë këngë “Playback” për një vit, përveçse kur m’u desh të hapja Festilanin e Këngës në RTSH këtë vit. Gjatë gjithë turit për Eurovizion, nuk e ndjeja atë emicion që më përshkonte teksa e këndoja atë këngë live. “Ktheju tokës” kishte lidhje direkte me emigrimin, por hera-herës më duket sikur i përkon edhe kësaj kohës së pandemisë “ktheju tokës”, sepse çfarë s’I kemi marrë kësaj toke, dhe ndoshta kjo është forma që po na i shpërblen.

Meqë jemi këtu tek ky lloj “shpërblimi” ti beson tek Karma, fuqia e saj?

Unë besoj shumë tek Karma dhe kam pasur një parim në jet:.“Mos bëj keq, të gjesh keq, bëj mirë dhe do gjesh padyshim mirë!”. Sigurisht që jeta është si një formë grafiku, ku ka uljet dhe ngritjet e veta, por ato janë mësime nga të cilat mësojmë të gjithë, mësojmë të bëhemi më të fortë, si të reagojmë, si të bëhemi më humanë. Dhe kjo vjen mendoj me pjekuri.

Në ç’moshe një femër e arrin pjekurinë sipas teje?

Unë mendoj që rreth moshës 30-vjeçare fiton vetëbesimin.

Një femër në moshën 50-vjecare si të duket? E sheh si fundin e botës?

Absolutisht jo!Për sa kohë i ke jetuar të gjitha fazat jetësore në mënyrën më të mirë të mundshme…Në këtë jetë të gjithë kalimtarë. E rëndësishmë është t’i përjetosh të gjitha fazat, me sa më shumë emocion, me sa më shumë pozitivet dhe dashuri. Nuk dua të shfaqem këtu si shenjtore, se të gjithë kemi momentet tona kritike të të qenurit njeri, individ me kocka e me gjak, por mos të harrojmë që koha kalon, ikën shumë shpejt. Dhe është shumë e rëndësishme të mos ta kesh kokën pas, e të kesh pengje në jetë.

Ti e ke tipin që e shijon jetën në maksimum, jo kur të ikën momenti siç ndodh zakonisht me njerëzit?

Kam filluar ta përjetoj atë në maksimum mund të them kur kam arritur pjekurinë, kur kam kuptuar që gjërat që i dua fort, duhet t’i mbaj fort, dhe mos t’i humbas ato.

Mendova të bëjmë një thyerje duke pirë pak verë…

(Qesh) Nuk dehem unë me një gotë jo! Unë nuk arrij asnjëherë të dehem dhe të degrahohem. Nuk më ka ndodhur, përveç kur jam dehur herën e parë, dhe e kuptova sa e frikshme ishte. E kam situatën gjithmonë nën kontroll. Nuk dua të mos ta kem veten në kontroll dhe të bëj budallalleqe, të cilat të nesërmen nuk mund t’i mbaj mend, apo mund të pendohem.

Po, se je dhe VIP?

Po, se ndonjëherë të vjen mirë të jesh VIP se ke disa përfitime në vendin që jeton, dhe gjithçka që ndodh është më e thjeshtë për një person publik, , por nga ana tjetër sigurisht që paragjykimi është shumë i madh sesa për njerëzit e thjeshtë.

Po pse e vrisni mendjen ka shumë për pragjykimet Jonida? Ju jeni në majë të pramidës?

Ju na shikoni ashtu, por mos harroni që ne jemi njerëz mbi të gjitha, dhe kemi emocionet tona! Përveç faktit që profesioni ynë është publik, edhe ne mërzitemi, kemi një hipersensibilitet krahasuar me individët e thjeshtë, sepse skena, të qenurit gjatë gjithë kohës në tension, dhe perfekt në sy të të tjerëve, (sepse ndryshe nuk do të shkonte) të bën që ti të kornizohesh, të jesh shumë robotike. Dhe të harrosh faktin që edhe unë unë frymoj, dhe unë ndoshta do gaboj, edhe unë dua të bëj revolucionaren në një pikë të caktuar, sepse kështu e ndjej.

Më pëlqen! Po meqë jemi në kushte ta pazakonta karantine, nga postimet në rrjetet sociale dukesh shumë e gëzuar , e lirë. Mund të themi se ke thyer karantinën apo ke ndjekur rregullat?

I kam ndjekur rregullat. Sigurisht që kur më është dashur të lëviz kam marrë leje. Nuk ka qenë thjesht për arsye argëtimi, pasi unë kam origjinën nga Jugu. Askush nuke di, sepse unë jo çdo gjë do e bëj publike se çfarë më lidh mua me diçka apo jo. Në Jug të Shqipërisë kam qenë brenda kushteve, limiteve, nuk kam pasur kontakte me njerëz të tjerë, kështu që mos ma kini merakun ju lutem shumë! E dua më shumë veten se ç’më doni ju!

Si i ke mbajtur kontaktet me shoqërinë në këtë kohë distance? Ndodh ndonjëherë që darkoni “live” me mikeshat dhe bëni biseda sikur të ishit në një tryezë?

Jo. Maksimumi flasim në telefon, komunikojmë. Mund të shkëmbejmë në grupin tonë ndonjë foto e video për të qeshur. Kjo sepse e para mund të dukem si një person shumë i kuruar e maniake në sensin e imazhit, dhe jam e tillë edhe në shtëpi. Mund të them se jam kthyer si Izaura, skllavja Izaura. (qesh)

Skllavja që u rebelua dhe preu flokët. Çfarë ndodhi me baluket e tua?

Ashtu bëra dhe unë. (qesh) Përfundova me baluke. Ato ditët e para të karantinës nuk i përjetova mirë, e thashë edhe më parë. Isha si në shok, nuk reagoja, nuk flisja por qëndroja me veten. Edhe teksa po kujdesesha për look-n, vura re se baluket sikur ishin djegur, derisa bëra si një çati në mes të kokës. E pastaj m’u desh që (brenda normave të sigurisë me maska), dhe një orari të caktuar, t’i kërkoia një nder parukieres sime, Danielës të më sistemonte pak gjendjen. Edhe kjo pjesa e frymëzimit, më ndodh sa herë kam ndonjë ndjeshmëri të çuditshme me veten. Ose për mirë, ose për keq gjithmonë ndodh që do ndryshoj flokët, ose do bëj ndonjë tatuazh.

E sa ka shkuar numri i tatuazheve që ke pikturuar në trup?

Nuk numërohen më tani, sepse kanë qenë tattoo të vegjël që janë zmadhuar. Siç është ky engjëll në krahun tim të majtë, që është bërë vjet. Është engjëlli im mbrojtës, dhe nuk ka gjini.

Le të bëjmë pak filozofi. Ti mendon se truri është pa gjini, apo ndahet në meshkuj dhe femra?

Unë besoj tek shpirti. Nuk mendoj se truri ka gjini. Unë mendoj se shpirti nuk vdes kurrë. Ai hyn në trupat tani, dhe kur ne mbarojmë, qenia jonë mbaron, ai shkon diku tjetër. Unë besoj në Zot, dhe sigurisht ndjesitë shpirtërore më lidhin shumë. Jam ndërgjegjësuar edhe më shumë vitet e fundit, besoj në astrologji, besoj në shkencë. Për alibitë që dalin për pandemimë së fundi i kam marrë informacionet e mundshme, dhe sigurisht kam dalë në konkluzionin se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Unë mendoj që kjo është një luftë politike.

Të tremb kjo luftë, dhe më shumë të frikëson vdekja apo transformimi që do i ndodh njeriut pas kësaj situate?

Mendoj që të gjithë e gjejmë ngushëllimin tek fakti që :”Nuk jam e vetmja”, dhe ky është ngushëllimi i vetëm. Kam frikë vetëm nga vuajtja e madhe. Nuk do të doja që të shikoja njerëzit e mi, të afërmit që të vuanin. Do të preferoja të ikja unë e para dhe të mos shihjaasgjë. Nga vdekja s’kam frikë. Është një cikël që ti rritesh, evoluon me fazat e tua, pastaj është e pashmangshme. Të gjithë rritemi me atë idenë që në një moment do të ndodhë.

Por ka disa njerëz të guximshëm që madje e zgjedhin mënyrën se si do të donin të takoheshin me vdekjen. Ti?

Në fakt nuk mendoj që jemi në pikën që mund ta zgjedhim vdekjen, por do të doja që trupi im të digjej dhe hirin ta hidhnin në det. Ua kam thënë dhe të afërme të mij. Nuk do preferoja që trupi im të shkonte nën dhe.

Po mirë gjithë ai trup i kuruar nga koka tek këmbët, si mund të kthehet në hi?

Kur ikim, nuk ka më rëndësi. E rëndësishme është të lësh një shenjë të mire në jetë, ose ta kesh jetuar atë se dhe shenja e mirë s’ka shumë rendësi. E mira është të jesh human.

Meqë këtë intervistë po e bëjmë në perëndim, krahasuar me agimin ty cili të pëlqen më shumë?

Unë jam tip mëngjesi, më del gjithmonë gjumi kurdo që fle. Perëndimi më pëlqen shumë, sidomos në këtë periudhë që kam qenë në shtëpi, por edhe kur jam buzë detit. Sikurisht jam artiste dhe e romanticiteti, apo kjo pjesa ndërlidhëse me natyrën është një pikë shumë e fortë e imja, por preferoj perëndimin. Agimi është i rrallë për t’u parë, dhe unë nuk para e shoh. Por sa herë ndodh, sigurisht mrekullohem.

Përdore një fjalë “romantike”. Romantike dhe Romeo, shkojnë bashkë duke u nisur edhe se si Shekspiri e ka projektuar atë dashurinë e famshme me këtë emër?

R për R thua ti. Edhe unë Jonida si Julieta…

Tani si është puna, ju luani me ne apo ne po luajmë me ju të dy?

U kënaqët ju kur luajtët me ne?! Tani do luajmë ne me ju. Po si luajmë ne, si shokë apo si më shumë se shokë. Kjo mbetet për t’u parë!

Atëherë si ta kuptojmë ne që jeni më shumë se shokë?

Po çfarë ju duhet ju njëherë! (Qesh)Nuk hani bukë, nuk ju zë gjumi natën? Apo do ndjeheni më të lumtur. Se nëse do të ndjeheni më të lumtur unë direkt e them, por kam frikën se mos mërziteni!

Do ndjehemi të lumtur sigurisht, se do besojmë mëshumë tek ekzistenca e dashurisë…

Ju mendoni se ka njerëz kaq dashamirës?! A ia vlen ndonjëherë t’i ndash gjërat që i do, me të tjerët? Sepse unë gjithmonë kam qenë shumë strikte në këtë sens. Pavarësisht faktit se unë me shpirt, ndjehem ashtu si çdo njeri që ndjehet i mbushur, e që do të donte ta ndante me gjithë botën. Por unë i tremben lumturisë, sepse ajo është aq e bukur, por edhe e frikshme. Prandaj kur u bë publike, kam qenë shumë nën tension, sepsei kudo ku shkoja, qoftë edhe njerëzit e thjeshtë kënaqëshin me video apo me foto. Çfarë nxjerr në fund fare, çfarë po bëj të jashtëzakonshme? Asgjë! Po jetoj jetën time. Kështu gëzuar!

Gëzuar edhe me trashëgime!

Faleminderit! (qesh)

Po Romeo ku ndodhet tani?

Pse s’e pyet vetë, mund ta pyesësh tani. (Qesh)

Për pyetjen që po bëhet live, duam dasmë pas karantinës si mund të përgjigjesh?

E para çështja e dasmës është për t’u diskutuar. Është shumë e rëndësishme të përjetosh çdo gjë ashtu siç vjen. Kam frikë, me gjithë situatën që ka ndodhur në këtë periudhë, kam shumë frikë nga planet. Vetëm asaj i trembem, dhe është e vetmja gjë që më ka bërë të reflektoj gjatë.

Beson tek dashuria e vërtetë në këtë kohë, kur çfarë nuk dëgjojmë e çfarë nuk na shohin sytë?

Gjithmonë kam besuar. Kam qenë nga ato vajzat që kam ëndërruar për fustanin e bardhë, kam ëndërruar për familjen perfekte. Jam rritur në një familje me shumë dashuri, familjarët më kanë ndihmuar për të vazhduar ëndrrën time që në fëmijëri. Për mua një qenie pa dashuri, një qenië pa lumturi, pa vetëbesim, pa ndjeshmëri, c’kuptim do të kishte? Është shumë e rëndësishme, dashuria të bën më të bukur, të bën njëri më të mirë, të bën njëri më frymëzues, më krijues, kështu që në të gjitha dimensioned e saj, mendoj që çdokush duhet të luftojë për të qenë i dashuruar dhe i realizuar. Nuk do të thotë kjo vetëm në marrëdhëniet në çift, sepse unë kam tim bir që më përmush maksimalisht, kam familjarët e mi. Por në çift është pastaj ajo që të bën të qeshësh, të ndjehesh femër, e dëshiruar nga dikush, e joshur. Dhe ne femrat vdesim për këtë!

Kur jeni bashkë e bën më shumë ti për të qeshur Romeon, apo ai ty. Dhe është me ty në këto momente?

Jo, është Dani, Dani me gotën e verës. (Qesh) Nuk të them tani më. Në bazë të profesioneve që kemi sigurisht që… Dëgjo, unë Romeon e kam shumë xhan, e kam shumë shok.

Po mos thuaj “e kam shok”…

Në të tilla raste s’ke ç’të thuash!

Ndryshojmë temë. Në lidhje me biznesin, si po shkon në kë ngrirje të botës?

Si gjithë bizneset e tjera, kjo ka qenë një problematikë e madhe. Të gjithëve na ka lënë me më pak orë gjumë. Ka qenë frikë e madhe. Ajo që diskutoja hera-herës me motrën time, është fakti që po ndodh kjo situatë, dhe tek në që kemi biznese private ka pasur ndikim të madh, sidomos kur ke dhe staf. Më në fund u lirua disi realiteti këtu në Tiranë, kështu do të rifillojmë brenda limiteve e rregullave të caktuara dhe të shohim si do të vazhdojë ecuria. Kemi aplikuar kundrejt biznesit bashkë me Armina Mevlanin, me mundësitë që na janë dhënë online, duke i çuar dërgesat. Sigurisht që është ndjerë kjo krizë, dhe mendoj që do e ndjejmë relativisht gjatë.

Të tremb mungesa e parasë?

Mendoj se hyj tek ato femra që e kam treguar që paraja nuk është gjithçka. Kështu që mungesa e parasë për sa kohë kam dëshirën për të punuar, kam energji, dhe ia dal vetë nuk më tremb. E di që po të dua të punoj fort, (ashtu sikurse i kam realizuar deri tani të gjitha dëshirat e mia_, patjetër do të vazhdoj të kem energji, forcë dhe dëshirë për të punuar. Pastaj përsa i takon pjesës së krizës, sigurisht që është një fazë kalimtare. Sërish dal tek ngushëllimi, që po na ndodh të gjithëve.

Ke menduar të hapësh ndonjë biznes tjetër, që në këtë situatë mund të duket utopi?

Unë kam kohë që punoj, kam bërë kërkimet e mia. Sigurisht që nuk mund të mbetem vetëm me biznesin. Kisha edhe një plan tjetër për të realizuar, “Tirana Fashion Days”, që ishte dhe ky një formë biznesi. Po kështu ndodhi tani e s’kemi ç’bëjmë!

Si është jeta në showbiz? Është e vështirë mes jush si personazhe, jo si ju sheh publiku po si e shihni ju njëri-tjetrin?

Në fakt unë s’e kuptoj dot si më sheh mua publiku, sepse kur rritesh në skenë dhe kur mësohesh me këtë jetë, të vjen organike, është punë për ty dhe e bën gjithçka normale, e sa më të thjeshtë. E vështirë? Për sa u takon situatave, ndonjëherë mediokre, apo disa ndodhi që nuk ia vlen fare të merresh, madje edhe ti vetë do t’i anashkalosh. Por je e detyruar për hir të të qenurit personazh publik. Pastaj të vënë në shënjestër, bëhesh qedra e vëmendjes, dhe sigurisht që duhet të reagosh, apo ta menaxhosh situatën në formën më të mirë të mundshme.

Je rritur në skenë pasi ke prezantuar që fëmijë si artiste. E ke fituar imunitetin e personazhit publik, apo ende mërzitesh nga shkrimet apo ç’thuhet për ty?

Unë mërzitem kur ka padrejtësi, kur abuzohet rëndom me imazhin tim, me personin tim. Dhe këtë nuk mund ta lejoj se më është dashur fort të punoj, me janë dashur net pa gjumë, më janë dashur emocione të mëdha t’i përjetoj, dhe nuk mund të lejoj askënd që të baltosë emrin tim, apo të guxojë dhe të kalojë mbi personalen time, aty ku nuk i takon dhe nuk ka drejtësi. Kështu këtu nuk të fal dot, se i bie të isha copë mishi!

Ke pasur ndonjë proces gjyqësor deri tani?

Isha në pritje në fakt por ndodhi pandemia, dhe po pres përgjigje. Çështja ka të bëjë me një ish-mikeshën time, kjo historia që u bë legjendë. Më ka ndodhur në jetë të zhgënjehem nga mikesha, sepse ndoshta fakti i të qenurit personazh publik sigurisht ka patur ndikim të madh tek këto. Problemet e tyre personale nuk mund t’i zgjidh unë, por kur jam me të drejtën e Zotit nuk të lejoj kurrësesi. E kam çuar përmes avokates sime Eris Hysi këtë çështje, por pres përgjigje por nuk kam marrë ende email.

Mendon se shoqëria mes mikeshave sot nuk është asnjëherë e sinqertë?

Unë i adhuroj femrat, i dua fort. Shquhem si një femër feministe, sepse mendoj se femrat janë shumë më të forta se meshkujt, femrat mund të realizojnë gjithcka. Jetojmë në një realitet maskilist, por fatkeqësisht ka raste të tillla kur njerëzit kanë probleme me veten dhe problemet e tyre do ia asocioojnë dikujt tjetër për të pasur atë pesëminutëshin e tyre të famës. Por në fund fare me imazhin tim nuk guxon askush. E di çfarë më tmerron më shumë? Individë që e dinë cfarë janë dhe si hiqen. Duke menduar që unë jam person shumë diskret, dhe nëse do të reagoja, unë do reagoja vetëm atëherë kur vërtet më shkelin vërtet në kallo. Unë toleroj, toleroj, toleroj dhe bëj ndonjëherë një vesh shurdh, një sy qorr për të mos i dhënë akses dikujt, se indiferentizimi është forma më e mire. Por në momentin që më shkel aty ku nuk nuk duhet të shkelësh, se ti nuk mund të shpikësh, atëherë duhet t’i vësh gjërat në pikën më të lartë të mundshme drejt drejtësisë.

Ke provuar edhe të prezantosh, ke një moderator që do të dojë të ishe një herë në skenë me të?

Jo .Kam shumë miq që janë prezantues, janë të preferuarit e mi, por nuk mendoj që prezantimi nuk bën shumë për mua. Unë parapëlqej show-t kur kanë spontanitet, improvizim. Nëse do më jepje një skenar të gatshëm nuk mendoj që jam personi i duhur, sepse tjetërsohem, kthehem në një marionetë në thonjza. Dhe skenari fiks më tensionon dhe më bën të dal nga vetja. Nndërsa në show, jam aktive, reagoj, luaj, më pëlqen të bëj shaka, fundja të bëj autoironi, por mos të kaloj kurrsesi në atë pjesën e prezantueses standarde.

Pate një eksperince para disa vitesh në një spektakël në “Vizion Plus”. Si e kujton?

Ka qenë spektakël me skenar. Mbaj mend me Arminën, ishim dy diletante bashkë. Absolutisht s’kishim pasur eksperienca për të pasur një “live show” për tre orë. Kjo gjë ishte relativisht e vështirë. Ishim shumë të reja, kishim shumë feeling të dyja, shumë mikesha por sigurisht ashtu si bëjnë moderatoret sot, kishim promterin përpara, e lexonim mirë. Nuk kemi bërë ndonjë gafë që të mbahej mend. Asokohe ishte fillimi i Instagramit. Sigurisht që pati një ndikim të fortë tek ne, se pamë dashakeqësi të madhe, që në fund të fundit kur shikoj tani xhirimet them: “ Po s’kk qenë aq keq dreqi ta hajë, pse u morën kaq shumë me ne?!”. Por sigurisht është pjesë e të qenit personazh dhe duhet ta pranojmë. Ajo që unë nuk pranoj është kur abuzohet me komentet , sidomos në shtëpinë time si unë e konsideroj Instagramin që e kam të hapur për të gjithë, që mund të bëhen pjesë e tij. Në momentin që dikush kalon normat e etikës që nga zhargoni vulgar, që nga fundja edhe gjykimi duke mos më njohur personalisht, dhe që nga pjesa që guxon të prekë aty ku më takon pa më njohur, sigurisht aty të bllokoj dhe të çoj te koshi i plehrave pa problem, shumë më shpejt se të hapësh profil tjetër e të rishkruash sërish.

Në muzikë me kë do bëje donjë duet?

Me Tamarën, u bëmë shumë mikesha gjatë Eurovizionit. Në “Kënga Magjike” u ritakuam dhe e lamë të krijonim një këngë së bashku. Pastaj impenjimet tona, se e kishim lënë për këtë muaj por gjërat shkuan kështu. Sa për pjesën artistike, këtë vit unë kisha dëshirë të kthehesha fuqishëm me këngë, se më kishte marrë malli shumë, duke qenë se vjet nuk më la Eurovizioni, dhe për gjysmën e vitit eventet e tjera në media të ndryshme. Kështu që shpresojmë që gjërat të stabilizohen sa më shpejt, jo vetëm për anën profesionale por mbi të gjitha për qënien tone, për anën tonë shpirtërore, se nuk jemi mësuar të jemi të ngujuar. Të gjithë duam atë rutinën tonë, na mungon! Megjithatë na ka relaksuar edhe fakti që nuk kemi më orare, synime e impenjime.

Kur të dalim nga ky izolim, do jemi më të mirë apo më të këqij?

Unë e kam testuar disi, dhe i shoh njerëzit që janë të prirur të bëjnë policin, të të gjykojnë pa ditur asgjë për jetën tënde. Mendojnë se jeta në rrjetet sociale është jeta reale, ku nxjerr në pah atë që dëshiron ti dhe harrojnë që një fotografi nuk zgjat më shumë se 10 sekonda, një video jo më shumë se 16 sekonda. Nuk është ajo jeta aspak, është tjetër gjë jeta. Duhet të reflektojnë, se si dihet kurrë çfarë na pret. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do përjetoja një situatë të tillë, edhe do të ngujoheshim në shtëpi.Mendoj që minimalisht njerëzit të bëhen më pozitivë, ta duan më shumë veten dhe njerëzit e afërt. Falenderoj njerëzit e shumtë që na kanë ndjekur në këtë intervistë “live”. Ishte kënaqësi e veçantë.! Ju uroj më të mirat, shëndet mbi të gjitha, se të tjerat vijnë vetë!

Leave a Reply