Takohen Kurti e Haziri, mbyllin dyert për media për shkak të koronavirusit

0
555

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë në qytetin e Gjilanit ku është pritur nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri, raporton Gazeta Express.

Kryeministri në detyrë këtë vizitë e zhvillon për të parë nga afër se si është gjendja me pandeminë e koronavirusit në komunën e Gjilanit.

Kurti është shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilia Rexhepi.

Kurti dhe Haziri janë duke qëndruar në Qendrën Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme në këtë qytet.

Deri më tani janë 16 raste pozitive me koronavirus në Gjilan./GazetaExpress/

Leave a Reply