Tabarez: E donim vendin parë, për të evituar Kolumbinë

0
33

Trajneri i kombëtares së Uruguait, Oscar Tabarez u shfaq tepër i kënaqur për suksesin që arriti skuadra e tij 1-0 ndaj Kilit. Një fitore që bëri të munudur që Uruguai ta mbyllte fazën e grupeve në vendin e parë. Tabarez u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë, por se Uruguai i tij falë vendosmërisë ia doli të merrte tre pikët.

“Jam shumë i kënaqur për kualifikimin dhe për fitoren ndaj Kilit. Ishte një ndeshje e vështirë. Përballë kishim një kundërshtar që edhe mund të na kishte mposhtur, por kjo skuadër lufton deri në fund, për çdo top. Treguam forcë karkateri. Është e vërtetë që humbëm disa raste të pastra shënimi, por sidoqoftë në pjesën më të madhe gjerat shkuan mirë për ne, ndaj dua të komplimentoj skuadrën”.

Tabarez më pas foli edhe për sfidën çerekfinale, atë ndaj Perusë. Numri një i stolit u shpreh se pavarësisht opinioneve që ekipi i tij vjen si favorit, Uruguai duhet të bëjë kujdes, pasi përballë ka një kundërshtar të fortë.

“Tashmë duhet të fokusohemi tek ndeshja e rradhës. Do të shfrytëzojmë një ditë pushim që kemi në dispozicion dhe më pas do t’i rikthehemi punës. Duhet të jemi të fokusuar maksimalisht për sfidën ndaj Perusë, siç kemi bërë në çdo takim, ku sigurisht synimi jonë është të fitojmë. Nuk do të jetë e lehtë e dimë, por jemi të bindur që mund t’ia dalim.”

Ndërkohë në fund Tabarez deklaroi se Kolumbia është një prek skuadrave më në formë në Copa America./SS

Leave a Reply