Sveçla vizitoi nënstacionin në Sredskë dhe Qendrën e Mjeksisë Familjare në Reçan të Prizrenit

0
618

U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, vizituan nënstacionin Sredska të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, për të parë nga afër punët që po bëhen në menaxhimin e situatës që është krijuar pas shfaqjes së virusit Covid-19 në vendin tonë.

Ministri Svecla inkurajoj Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre në këtë situatë duke ofruar përkrahjen në luftimin e kësaj pandemie.
Me këtë rast komandanti i nënstacionit, toger Xhemail Asllani, njoftoi z. Sveçla për sfidat dhe nevojat që ky stacion ka dhe tha se situata e përgjithshme në këtë rajon është e qetë dhe brenda parametrave normal.

Gjatë kësaj vizite U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, vizituan edhe Qendrën e Mjekësisë Familjar në Reçan ku u njoftuan për së afërmi për punën dhe masat të cilat janë marr në parandalimin e Covid-19.

U.d ministri Sveçla theksoi se vendi ynë fatmirësisht nuk ka numër të madh të të infektuarve por nga kjo situatë nuk mund të ndihemi komod, sepse nëse ka rritje të numrit të infektuarve ngarkohet sistemi shëndetësorë dhe do të bëhet më i vështirë trajtimi.
U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, ritheksoj edhe një herë duke kërkuar angazhim nga të gjithë dhe më shumë përkushtimin që të punohet në parandalimin e kësaj pandemie.

Leave a Reply