Susuri i drejtohet maturantëve: Pa uniformë nuk do të mund të hyni në qendrat e testimit

0
203

Testi i maturës pritet të mbahet nesër në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Drejtori i kësaj shkolle, Jeronim Susuri, i ka uruar suksese të gjithë nxënsve. Madje, ai ka kërkuar që të respektohen edhe obligimet e dala nga MASHT.
Susuri njëkohësisht i ka raparaljmëruar të gjithë nxënësit e kësaj shkolle që do t’i nënshtrohet testit, se pa uniformën e shkollës nuk do të mund të futen brenda qendrave të testimit.


“Te dashur maturantë

Nesër keni një sfidë përmbyllëse për ciklin e shkollimit të mesëm.

Në emër të menaxhmentit të shkollës dëshirojmë që të keni sukses dhe të arrini kalueshmëri të gjithë veç e veç dhe kolektivisht të keni rezultat të lartë!

Ne si shkollë i kemi bërë të gjitha përgaditjet e duhura që ju të keni mundësinë të shprehni gjithë dijeninë që keni fituar gjerë më tani”, ka thënë Susuri./04online.info

Leave a Reply