Surprizë gjigante për Luizin të shtunën në Prime?

0
262

Nuk është e re të thuhet por Luiz Ejlli është i lindur për “Big Brother VIP”. Strategjitë dhe intuita e tij kanë treguar se është një nga lojtarët më të mirë të këtij reality-show.

Dhe te kjo ka ndikur sigurisht fakti se ai ka parë e analizuar shumë nga edicionet e “Big Brother” në vende të ndryshme të botës.

Mes lojtarëve që ai i referohet, ka përmendur shpesh fituesin e “Big Brother Kanada” Kevin Jacobs. E pikërisht, prej tij ishte frymëzuar edhe për të hyrë në tualet me Kristin dhe Maestron, gjë që është e ndaluar, duke dalë të 3 në nominim.

Ndërkohë që sipas videove të publikuara në TikTok, thuhet se Kevin Jacobs do t’i bëjë surprizë Luizit në Prime-n e të shtunes, por që një gjë e tillë nuk është e konfirmuar nga vetë fituesi i Big Brother Canada, pasi videot që po qarkullojnë janë profile të fansave.

Por që dyshimet se Kevin do të vijë në Shqipëri, filluan pasi ai publikoi një story duke pyetur se a është keq për Luizin që ai të japë intervistë për Top Channel.

Leave a Reply