Suharekë, dërgohet në burg kosovari që hapi lokalin dhe shërbeu në kohë pandemie

0
358

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Suharekë për mosrespektim të dispozitave shëndetësore në kohë pandemie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti u ka shërbyer pije disa personave në lokalin e tij”, njofton PK-ja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Leave a Reply