Suharekasit mund të kthehen në qytet deri sot në orën 17:00

0
534

Suhareka mbëmë është shpallë karantinë nga Ministria e Shëndetësisë pas rasteve të reja me koronavirus.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se qytetarët e kësaj komune që urdhri i ri i MSH’së i ka zënë larg shtëpisë së tyre do të mund të kthehen deri sot në orën 17:00.

“Të nderuar qytetarë,

Siç jeni njoftuar, mbrëmë është vendosur karantinimi i Komunës së Suharekës.
Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.
Ju faleminderit për mirëkuptim!”, ka thënë Muharremaj./04 Online

Leave a Reply