Studiues amerikanë shpikin kamerë të madhësisë sa kokërrza e kripës

0
281

Studiuesit amerikanë kanë zhvilluar një kamerë mikroskopike me madhësinë e një kokrre kripe, që mund të prodhojë imazhe të qarta me ngjyra të plota.

Pavarësisht nga madhësia, kjo kamerë zmadhon imazhet për 500 mijë herë.

Pajisja optike ultra kompakte u zhvillua nga një ekip studiuesish nga Universiteti Princeton dhe ai i Uashingtonit.

Pamjet që realizohet nga kjo pajisje e vogël janë të kualitetit të lartë, me pamje të gjerë të fushës, njëjtë si kamerat tjera të mëdha.

Kjo kamerë mund të funksionojë mirë edhe në dritë natyrale, në vend të dritës së pastër lazer ose kushteve të tjera shumë të idealizuara, që kërkohen nga kamerat e mëparshme, nëse ato do të prodhonin imazhe me cilësi të mirë, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Zhvilluesit e saj kanë treguar se gjatë punës me të kanë pasur sfida.

Sipas tyre, sfiduese ishte sepse në film ka me miliona mikrostruktura dhe është vështirë të dizajnohen në mënyrë optimale.

Inxhinieri optik Joseph Mait, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se qasja ndaj dizajnit optik nuk është e re.

“Megjithëse qasja ndaj dizajnit optik nuk është e re, ky është sistemi i parë që përdor një teknologji optike sipërfaqësore në pjesën e përparme dhe përpunim të bazuar në nerva në pjesën e pasme”,  u shpreh ai.

Ndryshe, studiuesit thonë se kjo kamerë mundëson që të stërhollohen konfiguracione të ndryshme.

Leave a Reply