Studimi: Viagra mund të zvogëlojë deri në 69% rrezikun e zhvillimit të Alzheimerit

0
349

Përdorimi i viagrës duket se ka edhe anën e saj pozitive.

Sipas një studimi të kryer në klinikën ‘Cleveland’ në SHBA, ku u bë egzaminimi i rreth 7 milionë të moshuarve të rreth të 70-tave, për gjashtë vite, del se ata që përdorin Viagra janë rreth 69% më larg rrezikut për t’u prekur nga Alzhemeiri, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Alzhemeiri është sëmundje e pashërueshme që zakonisht prek të moshuarit nga 65 vjet edhe pse simptomat e saja mund të shfaqen edhe me herët.

Karakteristikë e kësaj sëmundje është harresa e madhe e cila shkaktohet nga dëmtimi i neuronëve të trurit.

Sipas statistikave të studimit, thuhet se ata që konsumojnë tabletën e ‘Sildenafil’, që është lloj i viagrës, janë edhe më të mbrojtur nga Alzheimeri, kjo pasi presioni i lartë i gjakut mund të ketë efekt pozitiv në këtë rast.

Studimet laboratorike kanë treguar se Viagra ndihmon zhvillimin e qelizave të trurit dhe të ndaloj përhapjen e proteinave dëmtuese, shkruan Reporteri.net.

Alzhemeri vazhdon të mbetet sëmundje e pashërueshme, ndërsa deri tani nuk dihet akoma arsyeja e shfaqjes së saj, por pirja e duhanit, mbipesha dhe trashëgimia familjare mbeten ndër faktorët kryesor. /Reporteri.net

Leave a Reply