Stresi përshpejton zhvillimin e kancerit

0
41

Sipas një hulumtimi të kryer në minj laboratorikë, shkencëtarët thonë se ata kuptojnë më mirë se si ndikon stresi kronik në rritjen e kancerit të qelizave staminale dhe ata kanë zbuluar dhe si të parandalojnë ndikimin e tij negativ në trup.

Stresi kronik ndikon në gjendjen mendore dhe emocionale, dhe shëndetin fizik të një individi. Hulumtimet deri më tani kanë lidhur stresin kronik me dëmtime të aftësive njohëse dhe një rrezik më të lartë të problemeve shëndetësore kardiovaskulare ose të tretjes.

Hulumtimet e hershme gjithashtu sugjerojnë se ekspozimi afatgjatë ndaj stresit mund të përshpejtojë zhvillimin e kancerit nëpërmjet ndikimit në aktivitetin e gjeneve, raporton Medical News Today.

Studimi i Fakultetit të Medicinës pranë Universitetit Dalian në Kinë, në bashkëpunim me kolegët nga e gjithë bota, zbuloi një mekanizëm të rëndësishëm që shkakton stresin kronik, i cili ndikon në rritjen e qelizave amë të kancerit nga të cilat krijohen tumoret. Më saktë, ekspertët e vëzhguan një mekanizëm të tillë në minj dhe në rastet e kancerit të gjirit.

“Mund t’i mbytni të gjitha qelizat në tumor, por nëse nuk i shkatërroni qelizat amë, tumori do të rritet dhe më pas do të kthehet në metastazë”, tha njëra nga autoret e studimit Keith Kelley nga Universiteti Ilinois në Çikago.

Fajtor është epinefrini dhe jo kortizoli

Pas shqyrtimit të mënyrave në të cilat ndryshuan faktorë të ndryshëm fiziologjikë në minj, të cilët ishin të ekspozuar ndaj stresit kronik, shkencëtarët zbuluan se ishte një hormon i quajtur epinefrin, transmeton KosovaPress.

“Kur njerëzit mendojnë për stresin, ata mendojnë për kortizolin, pasi e dinë se shkatërron sistemin imunitar. Është e pabesueshme që në këtë rast niveli i kortizolit ishte më i ulët dhe pas një muaji të ekspozimit të stresit “, thanë autorët e studimit.

Si e stimulon epinefrina zhvillimin e kancerit të qelizave staminale? Autorët e studimit shpjeguan se kur ky hormon lidhet me receptorin ADRB2, ndërveprimi rrit nivelin e dehidrogjenazës së laktatit, një enzimë e cila në gjendje të rrezikut iu jep muskujve një “injeksion” të energjisë që lejon individin të përballet me kërcënimin ose të ikë prej tij.

Një sasi më e madhe e energjisë ndikon në prodhimin e një komponimi organik të laktatit, dhe qelizat e kancerit janë të dëmshme për qelizat e ushqimit. Kjo u jep atyre më shumë energji. Kjo do të thotë se nëse një individ është i ekspozuar ndaj stresit kronik, atëherë aktivizon gjenet që lidhen me zhvillimin dhe rritjen e kancerit dhe stimulon rritjen e qelizave të tij.

A është përgjigje vitamina C?

Shkencëtarët besojnë se vitamina C është substanca, e cila premton më së shumti në këtë drejtim, pasi bllokon prodhimin e dehidrogjenazës aktive në eksperimentet laboratorike. Kur injektuan vitaminën C në minjtë e ekspozuar nga stresi kronik, shkencëtarët konstatuan se tumori u reduktua.

“Rezultatet tregojnë se vitamina C mund të jetë një agjent i ri veprues terapeutik, i cili do të synojë kacerin te të sëmurët e ekspozuar nga stresi kronik”, thonë autorët e studimit.

Leave a Reply