Strakosha dhe dy yje të Interit në ‘radarin’ e Newcastles

0
304

Pronarët e rinj të skuadrës angleze Newcastle United janë duke u përgatitur që ta nisin rrugën e ngritjes së nivelit të skuadrës dhe kjo rrugë planifikohet që të niset nga afati kalimtar i janarit duke provuar transferimin e disa emrave shumë të rëndësishëm, e në mesin e te cilëve gjendet edhe portieri i Lazios Thomas Strakosha.

“The Times” raporton se Newcastle United do të tentojë një sulm të trefishtë në janar për dyshen e Interit, Marcelo Brozovic dhe Stefan de Vrij, plus portierin e Lazios, Thomas Strakosha.

Klubi i Premierligës po lufton për mbetjen në elitën e futbollit anglez, por pas marrjes së 305 milionë funteve nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) muajin e kaluar, ata tani janë gati të shpenzojnë shumë në tregun e transferimeve.

Sipas gazetës “Times of London”, tre nga objektivat e tyre kryesore vijnë nga Serinë A. Këtu përfshihen dy emra të mëdhenj të Interit, mesfushori Brozovic dhe qendërmbrojtësi De Vrij.

Megjithatë, ndërsa Brozovic në teori mund të jetë i disponueshëm pasi kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit aktual, ndërsa De Vrij do të ishte një propozim shumë i ndryshëm.

Të dy janë të përgatitur të largohen nga Interi për një hap të rëndësishëm në ambiciet e karrierës së tyre, por duke qenë të freskët nga një fitore e Scudetto-s dhe në një pozicion të mirë për të kaluar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ata nuk do ta konsideronin Newcastle Unitedin si ndonjë lloj avancimi në karrierën e tyre.

Objektivi i tretë është portieri i Lazios, Strakosha, i cili aktualisht është zgjedhja e dytë pas Pepe Reina. Ai po luan vetëm në Europa Ligë dhe është i pakënaqur me tretmanin nga skuadra italiane. 

Leave a Reply