ZYRTARE: Vendoset për Serie A

0
451
Atalanta vs Lazio - Serie A TIM 2018/2019

Serie A do të rifillojë dhe tashmë ka një datë. Në Itali gjithçka nis me Kupën, teksa me 13 do të luhen gjysmëfinalet, Milan-Juventus dhe Inter-Napoli. Kampionati ndërkohë do të nisë me 20 qershor. Synohet që Kupa të mbyllet me 17 qershor, me luajtjen e finales.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, pas takimit që u zhvillua mes qeverisë dhe drejtuesit e futbollit, u shpreh: “Takimi ishte shumë i dobishëm. Tani Italia po rinis jetën normalë dhe futbolli ka të drejtën të rifillojë. Në rast se një lojtar do të dalë pozitiv, atëherë i gjithë ekipi duhet të futet në karantinë”.

“FIGC ka siguruar që në rast pezullimi të kampionateve ka edhe një plan B, play-off e play-out, ose edhe një plan C që fotografon renditjen në momentin e ndërprerjes. Tani mund të themi se kampionati do të rifillojë më 20 qershor. Shpresoj nga 13 qershori, deri më 20 qershor, të mbyllet Kupa e Italisë, pasi ky do të ishte një mesazh për gjithë kombin”, tha Spadafora.

Leave a Reply