Zyrtare: Man Utd shkarkon Solskjaerin

0
270

Klubi anglez, Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer nuk do të jetë më trajner i Djajve të Kuq nga Old Trafford.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur më në fund të shkarkojnë nga posti trajnerin Solskjaer, pas rezultateve të dobëta ketë sezon.

Lajmi për shkarkimin e Solskajer ka ardhur nga vet faqet zyrtare të klubit anglez.

“Manchester United mund të konfirmojë se Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga posti i trajnerit. Faleminderit për gjithçka, Ole”.

“Ole do të jetë gjithmonë një legjendë në Manchester United dhe me keqardhje kemi arritur këtë vendim të vështirë”.

“Ndërsa javët e fundit kanë qenë zhgënjyese, ato nuk duhet të errësojnë të gjithë punën që ai ka bërë gjatë tre viteve të fundit për të rindërtuar themelet për suksesin afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
/Telegrafi/

Leave a Reply