Zhgënjen Kosova, barazim me Moldavinë

0
55

Kosova më shumë mund ka arritur që ta marrë 1 pikë kundër Moldavisë. Edhe pse Kosova luajti më mirë gjatë gjithë pjesës së lojës ku kishte posedimin, moldavët arrinin që të mbrohen me fanatizëm

Pjesa e parë përfundoi me dominim të posedimit të Kosovës me 70 për qind por moldavët kaluan të parët në epërsi.

Ndeshja filloi shumë më mirë për Kosovën të cilët edhe sulmuan portën kundërshtare por nuk kishte ndonjë rrezikim të portës kundërshtare.

Rastin më të mirë për Kosovën e pati Milot Rashica në minutën e shtatë por që goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Moldavia erdhi në epërsi në minutën e 20-të me anë të Ion Nicolaescu.

Pas goli të pësuar Kosova nuk pati ndonjë rast të mirë për shënim, edhe pse e kishte posedimin.

Ndërkohë moldavët ishin shumë të mirë në kundërsulmet e tyre dhe nga ndërprerjet.

Në pjesën e dytë Kosova përsëri vazhdojë të sulmojë për të gjetur golin e barazimit.

Rastin e parë e pati Rashica që lëshoi një projektil në drejtim të portës moldave por që portieri arriti që të pret atë.

Por nuk vonoi shumë edhe goli i barazimit.

Valon Berisha do të asistonte për Benjamin Kololli i cili shënon gol të bukur për ta barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 71-të.

Pas golit më afër për të shënuar ishte Elbasan Rashani por goditja e tij përfundon jashtë kornizës së portës.

Në minutën e 87 mundësi të mirë për të shënuar pati edhe Arbër Zeneli por që priti portier moldavë.

Rasti më i mirë në fund të pjesës së dytë ishte ai i Hadërgjonaj me kokë por topi përfundoj jashtë.

Megjithatë edhe pas pesë minutave shtesë Kosova nuk arriti që të shënoi gol duke përfunduar kështu ndeshjen e parë me barazim.

Prapë Kosova do të jetë në vendin e parë në grup pasi që Sllovenia-Greqia ka përfunduar me rezultat 0-0. /GazetaExpress

Leave a Reply