Zbulohet fanella e Arsenalit për sezonin e ri

0
375

Është zbuluar në rrjetet sociale fanella e re që mendohet se Arsenali do ta bartë nga sezoni i ardhshëm në ndeshjet si vendas.

FootyHeadlines i ka publikuar fanellat e reja të disa klubeve të mëdha evropiane të prodhuara nga Adidas, përfshirë ato të Bayern Munich, Juventus dhe Real Madrid, por ajo e Arsenalit veçohet vërtet, transmeton Gazeta Express.

Kjo fanellë e re pritet të ngjall debat në mesin e përkrahësve të Arsenalit, me vija zigzage në pjesën e përparme dhe me sponsorin e moçëm të fanellës, Emirates, nën logon e Adidasit.

Fanella e ruan pamjen klasike kuqebardh, megjithatë vijat e kuqe janë tejet të dukshme në mëngë.

Fanella e re nuk do ta ketë jakë në formë të v-së, por një jakë të thjeshtë në ngjyrë të bardhë.

Leave a Reply