Ylli i Anglisë: Tifozët e Kosovës, më të mirët në botë

0
66

Ben Chilwell i ka vlerësuar dardanët e Kosovës si tifozët më të mirë në botë, të cilët e duartrokiten atë dhe bashkëlojtarët e tij para dhe pas fitores së Anglisë 4:0 në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020 mes tyre të dielën në Prishtinë.

Tifozët dardanë u përkujdesen t’i ofronin tifozëve dhe lojtarëve anglezë një mikpritje të ngrohtë dhe të paharrueshme gjatë vizitës së tyre në Prishtinë në fundjavë, raporton Gazeta Express.

Shumë prej yjeve të “Tre luanëve” mbeten gojëhapur me mikpritjen që kosovarët ua ofruan, ndër ta edhe mbrojtësi i Manchester United Harry Meguire dhe mbrojtësi i Leicester City, Ben Chilwell.

Ky i fundit e shpërndau një shkrim të bukur të Meguire në Twitter, i cili lartëson kosovarët për mikpritjen.

Në përshkrimin e tij, mbrojtësi i majtë i quan tifozët dardanë si më të mirët e botës.

Gjatë këndimit të himnit të Anglisë, mbi 12 mijë tifozë në Stadiumin Fadil Vokrri mbanë ngritur lart flamuj të Anglisë dhe, përkundër se Kosova u rreh bindshëm, ata prapëseprapë u duartrokiten lojtarëve anglezë në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Meguire i quajti kosovarët njerëz të dashur, Kosovën vend të bukur, të cilës i uroi shumë fat në të ardhmen.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ai dhe ekipi i tij nuk kanë përjetuar kurrë atmosferë si në Kosovë. 

Leave a Reply