Xhaka: Kam edhe 2 vite me Arsenalin, Eberl të më kontaktojë nëse më do

0
292

Granit Xhaka lë të hapura mundësitë për një kthim te Bourssia Monchengladbach, nga ku u transferua tek Arsenal.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka deklaruar për ‘Mit Geredet’ se është i hapur tu bashkohet gjermanëve nëse këta të fundit shprehin interes për ta rikthyer.

“Kam rinovuar me Arsenalin për 2 vite e gjysmë. Deri atëherë do të jem 32 vjeç dhe nëse Max Eberl do dëshirojë të më rikthejë, unë jam i hapur”.

Xhaka nënshkroi për klubin londinez në vitin 2016 për 35 milionë euro dhe deri më tani numëron 225 prezenca, 13 gola dhe 20 asistime. Në merkaton e verës, ylli zviceran ishte shumë pranë kalimit te Roma e Mourinhos por marrëveshja dështoi vetëm në detajet e fundit dhe më pas rinovoi kontratën me Topçinjtë deri në vitin 2024. 

Leave a Reply