Wolves një hap larg Nelson Semedos, sot pritet zyrtarizimi

0
363

Wolverhampton ka marrëveshjen me Nelson Semedon.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Nelson Semedo, pritet të transferohet në Premierligë gjatë ditës së sotme.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Wolves janë vetëm një hap larg nënshkrimit të portugezit, transmeton lajmi.net.

Oferta e re është nisur drejt zyrave të ‘Camp Nou’ dhe Barcelona janë gati të pranojnë ofertën.

Punë ka pasur në orët e fundit të ditës së djeshme edhe për kushtet personale të kontratës.

Tashmë të gjithë janë në pritje vetëm për njoftimin zyrtar gjatë kësaj dite. 

Leave a Reply