West Ham synon blerjen e Lingard, por refuzon shkëmbimin me Rice

0
321

Pas një performance mjaft të mirë të Jese Lingard, West Ham ka nisur punën për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit, që këtë sezon ka ardhur në huazim nga Manchester United.

Megjithatë ka mjaftuar vetëm një shprehje interesi, që drejtuesit e ‘djajve të kuq” të kërkojnë në këmbim kartonin e mesfushorit Declan Rice, yll i londinezëve, që ndiqet gjithashtu nga shumë klube të mëdha europiane.

Vetë drejtuesit e “Hammers” hodhën poshtë çdo mundësi për një shkëmbim të Lingard me Rice, duke theksuar se synojnë t’i mbajnë të dy futbollistët edhe për sezonin e ardhshëm, me qëllim që të synojnë për objektiva më madhorë.

Mesfushori 22-vjeçar Declan Rice u kërkua nga Chelsea verën e kaluar, por “Hammers” refuzuan ofertën prej 60 milionë eurosh për të, duke pretenduar një shifër shumë më të madhe, prej të paktën 80 milionë eurosh./SS

Leave a Reply