Werner: Nuk preferoj Bayernin, dua një provoj një ligë tjetër

0
436

Timo Werner është ndër sulmuesit më të vlerësuar të momentit. Sulmuesi i Leipzigut këkohet nga shumë skuadra e madje emri i tij është lidhur edhe me Bayernin e Mynihut, por lojtari nuk e ka përparësi qëndrimin në Bundesligë:

“Bayern është një klub i shkëlqyer, nuk ka nevojë ta them unë. Edhe Flick ka provuar se është një trajner i shkëlqyer. Por, nëse do të më duhej të ndryshoja skuadër, do të preferoja një transferim jashtë vendit e jo t’i bashkohesha Bayernit. Përballja me një sfidë të re, në një ligë tjetër, do të më tërhiqte pak më shumë sesa ndryshimi i klubit në Bundesligë ”.

Werner është gjithashtu në vëmendjen e Interit, Barcelonës dhe Liverpoolit. Ai është nën kontratë deri në vitin 2023 me Leipzigun dhe ka një klauzolë largimi prej 60 milion eurosh.

Leave a Reply