Vedat Muriqi te Lazio, detajet e fundit burokratike dhe lojtari do të udhëtojë për në Romë

0
478

Vedat Muriqi te Lazio, tashmë është punë e krye, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje burokratike të zgjidhen.

Sulmuesi i Kosovës është ende në Turqi, ndërsa dje ka drekuar me agjentin e tij Haluk Canatar dhe disa personalitete turke.

Stafi i Muriqit po punon për detajet e fundit burokratike, pasi aktualisht udhëtimi nga Turqia për në Itali është i mundur vetëm për çështje biznesi.

Muriqi nuk është shtetas i BE-së dhe për të zbritur në Romë ai duhet të ketë një test 48 orësh para se të fluturojë, shkruan Corriere dello Sport.

Ka gjasa që udhëtimi të bëhet sot pasdite vonë, gjë që pritet konfirmimi.

Marrëveshja mes Laizos dhe Fenerbahces është mbyllur para disa ditësh për 18 milionë euro, plus dy milionë euro bonuse. Lojtari do të fitojë 2.2 milionë euro dhe do të ketë bonuse.

Pas mbërritjes në Romë, ai do të duhet të kthehet në Turqi për të marrë vizën.

Trajneri Simone Inzaghi shpreson ta ketë në stërvitje sa më shpejt sulmuesin, pasi Lazio e starton kampionatin me 26 shtator ndaj Cagliarit. 

Leave a Reply