Vashat e KB “Junior 06” vazhdojnë t’i shkelin kundërshtaret, synojnë superligën

0
770

Vashat e KB “Junior 06” nga Prizreni nuk kanë të ndalur së fituari, pasi kanë realizuar fitoren e katërt radhazi.

Nën drejtimin e trajnerit të njohur, Ramush Rushiti ato janë shndërruar në vasha të pamposhtuara.

Ndonëse, vashat janë të moshës 14 dhe 15 vjeç, ato shihen si kandidate potenciale për tu shpallur kampione. Mbase, qëllimi kryesor i tyre duket se synojnë ngjitjen në Superligën e Basketbollit kosovar.

Vashat nga Prizreni në xhiron e VI-të kanë mposhtur vashat nga KB “Sfera” me rezultat të thellë, përkatësisht 70:88, apo ndryshe 18 pikë dallim./04 Online

Leave a Reply