Vashat e “Junior 06” mundin vashat e “Sfera”

0
493

Basketbollistet e KBF “Junior 06” kanë regjistruar fitoren e 10-të në këtë edicion. Ato, edhe përkundër mungesës së Agnesa Rrahmanit, e cila ka kaluar në ekipin e Shkupit, si dhe pa veteranen Elinda Musliun, kanë shënuar fitore të lehtë dhe të pritur ndaj Sferës me rezultat 60:39, ndonëse, bazuar në lojë e treguar, kjo fitore ka mundër të jetë edhe më bindëse.

Loja ka nisur me iniciativë të vendëseve, të cilat, të prira nga Vesa Krasniqi, që shënoi 11 pikë, në fund të 10 minutave të para realizuan 18 sosh. Ndërkaq, udhëtuueset falë dyshes Gjinovci-Teraku realizuan 11 pikë.
Në në çerekun e dytë nikoqiret aplikonin lojë kolektive, por efiskasiteti i tyre nuk ishte në nivel të dëshiruar. Megjithatë në fund të pjesës së parë ato shënuan plus 13 pikë, përballë 10 pikëve të Sferës. Me shifrat 31:21 skuadrat shkuan në pushim.
Periudha e tretë e lojës ishte e nivelizuar. Në këtë pjesëlojë Çukiçi realizoi 6 pikë, Hyseni 2 dhe Bilalli 5, ndërsa tek mysafirët sërish realizoi dyshja Gjinovi-Teraku nga 8 përkatësisht 2 dhe Smali 2 pikë. Me shifrat 44:39 përfundoi ky çerek i lojës.
Dhjetëminutëshi i katërt ishte i vendëseve, të cilat shumë më të përgatitura sidomos në aspektin fizik mbizotëronin në parket, por ato relizuan 16 pikë, ndonëse kanë mundur të shënojnë shumë më shumë. Udhëueset, ndërkaq, të mbuluara mirë, shënuan vetëm 6 pikë. Me rezultat 60:39 prfundoi kjo përballje, për të cilën kontribuan të gjitha lojtaret, kush më shumë e kush më pak. Por, gjithsesi, duhet thesuar se ky ekip është i përbërë nga lojtaret më të reja në moshë dhe që kanë vazhduar betejën edhe në finalen e Kpuës së Kosovës.
Junior 06 tani ka 23 pikë dhe kryeson renditjen tabelore. Pas ndeshjes së javës së 14-të, do të vazhdojë beteja e play-off-it për titullin e më të mirit. Suksese KBF “Junior 06”!/V.B.

Junior 06 – Sfera 60:39
Gjyqtarë: Almir Kryeziu dhe Merdin Përzhella. Vëzhgues: Azem Hoxhaj
Junior 06: Y. Uka 7, N. Çukiçi 6, A.Veçgishti, Y.Morina, Sh.Hyseni 12, M.Bilalli 11, M.Gashi, N.Sagdati 2, A.Temaj, V.Krasniqi 16, D.Çejku 1, K.Gashi 5. Trajner: Ramush Rushiti.
Sfera: Smajli 4, Thaçi 3, Smaili, B.Gjinofci 17, Teraku 13, Dërguti 2, Mecini, E.Gjinofci, Bahtiri. Trajner: Gramos Rakateli.

Leave a Reply