Utrecht kundër anulimit të kampionatit në Holandë

0
403

Holanda vendosi dje ndërprerjen e kampionatit dhe anulimin e sezonit, duke vendosur të mos akordojë titull kampion dhe të mos zbresë e ngjisë asnjë ekip nga kategoria, ndërsa renditja aktuale do të shërbejë vetëm për të përcaktuar skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës.

Megjithatë ka shumë klube që nuk janë aspak dakord me vendimin për anulimin e sezonit dhe i pari që ka reaguar zyrtarisht ka enë Utrechti, që nëpërmjet një deklarate zyrtare, ka njoftuar se do të ankimojë vendimin.

Klubi shpresonte të arrinte një vend në kupat e Europës nëpërmjet kupës së Hoalndës, ku është edhe në finale, por anulimi i sezonit bën që të mbetet jashtë Europa Leagues, duke qenë se në renditje ka klube të tjera me më shumë pikë.

“Klubi i Utrecht nuk heziton të kundërshtojë vendimin dhe do ta bëjë këtë edhe para Gjykatës Sportive dhe UEFA-s. FC Utrecht nuk e pranon këtë vendim”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e klubit holandez.

Leave a Reply