United i ofron rinovimin e kontratës Nemanja Maticit

0
21

Nemanja Matic ishte shumë pranë largimit nga Manchester United, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe për më tepër kishte një kontratë të vlefshme deri verën e ardhshme.

Megjithatë tani gjërat kanë ndryshuar dhe drejtuesit e “djajve të kuq” i kanë ofruar një kontratë të re mesfushorit serb, për ta mbajtur në “Old Trafford” deri në verën e 2021-shit.

Shkak për këtë vendim është bërë dëmtimi i McTominay dhe Pogba, që kanë lënë boshllëk në mesin e fushës dhe drejtuesit e Manchester United e kanë parë më të arsyeshme të mbajnë Matic, sesa të hidhen në merkato.

Leave a Reply