Unë kapiten i Shqipërisë? E kam ëndërr…

0
526

Marash Kumbulla ishte protagonist në një rubrikë në fazën zyrtare të Hellas Veronas në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta në lidhje me sezonin fantasti që po zhvillonte me skuadrën e Serisë A.

“E kam kaluar karantinën me familjen time. Shpresoj të shoh së shpejti miqtë e mi. Para këtij sezoni kam punuar shumë dhe stërvitem sa më shumë që të jetë e mundur. Të gjithë besuan tek unë, trajneri, drejtori dhe presidenti, dhe më dhanë mundësinë të debutoja në Serinë A. Kur bëra debutimin tim, kuptova që mund të isha i rëndësishëm për ekipin.”

Rezultatet e këtij viti: Kemi punuar shumë gjatë fazës përgatitore dhe rezultatet u panë. Jam rritur shumë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Grupi këtë sezon: Rezultatet janë për shkak të grupit. Ka shumë të rinj, por edhe futbollistë më me përvojë, që na ndihmojnë shumë. Të ardhurit janë integruar shumë mirë me grupin vitin e kaluar dhe kjo na ka lejuar të marrim rezultate të mira.

Dëmtimi i Danzit: Më vjen keq për situatën e tij. Ai ka shumë talent, por për fat të keq, për shkak të dëmtimit, nuk ishte në gjendje ta tregonte. Jam i bindur që, duke e kapërcyer këtë lëndim, do të tregojë se sa vlen.

Kapiten në ekipin kombëtar:  Shpresoj t’ia arrij, do të ishte një ëndërr tjetër e bërë realitet.

Leave a Reply