Umtiti drejt Serie A-së

0
343

Aventura e mbrojtësit të qendrës Samuel Umtiti te skuadra e Barcelonës është drejt fundit.

Sipas “sport.es”, palët i kanë thënë lamtumirë njëra-tjetrës dhe kampioni i botës pritet të transferohet në Serinë A sezonin tjetër.

Sipas mediave katalanase, në fund të sezonit Umtiti do të largohet nga “Camp Nou dhe klubi i ka komunikuar lojtarit të gjejë një skuadër të re.

Umtiti, 26 vjeç, ka një kontratë deri në viti 2023 me Barcelonën, por që do të mbyllet me herët.

Me shumë gjasa, Umtiti do të largohet në formë huazimi, duke qenë se kostoja e kartonit të tij është rreth 40 milionë euro.

Lojtari është dëmtuar shpesh kohët e fundit, çka detyron Barcelonën ta largojë. Për të është interesuar shumë skuadra e Napolit. 

Leave a Reply