UEFA lejon kthimin e tifozëve dhe pesë zëvendësime në “EURO 2020”

0
339

Komiteti Ekzekutiv i UEFA u takua sot dhe unanimisht mori disa vendimet në lidhje me ndeshjet e Kampionatit Evropian, apo EURO 2020, që do të zhvillohet në verë, por edhe për Finalet e Ligës së Kombeve.

UEFA ka marr vendim që të lejojë përdorimin e deri në pesë zëvendësimeve në ndeshjet e EURO 2020 dhe në Finalet e Ligës së Kombeve.

Një tjetër vendim i rëndësishëm që është marr nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është rishikimi i vendimit të 1 tetorit 2020 me të cilin lejoi kthimin e spektatorëve në ndeshjet e UEFA-s deri në 30% të kapacitetit.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1377249926820814853&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fuefa-lejon-kthimin-e-tifozeve-dhe-pese-zevendesime%2F&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=e1ffbdb%3A1614796141937&width=500px

Komiteti vendosi që të heq këtë kufizim, por mbetet në autoritetin e 55 shoqatave anëtarëve të UEFA-s dhe autoriteteve vendore që merren me trajtimin e pandemisë.

Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. 

Leave a Reply