UEFA konfirmon informacionet e fundit në lidhje me “EURO 2020”

0
328

UEFA nëpërmjet një komunikate ka informuar opinionin e gjerë në lidhje me organizimin e EURO 2020.

UEFA konfirmoi që tifozët do të jenë të pranishëm në këtë kompeticion, përcjell GazetaBlic.

Kjo është komunikata e plotë.

“Po! Tifozët do të jenë të pranishëm në ndeshjet e EURO 2020 këtë verë. Qytetet e Bilbao, Dublin dhe Mynih kanë kohë deri më 23 prill për të siguruar informacion shtesë mbi planet e tyre. Vendimet përfundimtare do të merren në atë datë në lidhje me organizimin e ndeshjeve në ato tre vende. Shën Petersburg dhe Baku kanë konfirmuar kapacitete prej 50% të tifozëve.

Budapesti synon të presë 100% të kapacitetit të stadiumit, por me kërkesa të rrepta për hyrjen në stadium për spektatorët.

Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga, Glasgow dhe Roma do të presin 25% –33% të kapacitetit të stadiumit.

Londra ka konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% për tre ndeshjet e para të grupeve dhe ndeshjet e raundit të 16-të” thuhet në komunikatë.

Leave a Reply