Udinese i merr në huazim një qendërmbrojtës Arsenalit

0
273

Udinese ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit spanjoll, Pablo Mari. 28-vjeçari bashkohet me klubin nga Friuli në huazimin nga Arsenali deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi ka luajtur vetëm dy ndeshje të plota këtë sezon me “Topçinjtë” në Premier League dhe e kanë pranuar propozimin e Udinese për ta huazuar Mari.

Në të shkuarën mbrojtësi është marrë nga Manchester City te Gimnastic në Spanjë, por anglezët e huazuan te Girona, NAC Breda dhe Deportivo La Coruna, para se ta shisnin te Flamengo në Brazil.

Arsenali e bleu nga brazilianët, por në Premier League për të nuk pati shumë hapësira dhe tani do të provojë një eksperiencë të re në Serie A me Udinesen.

Leave a Reply