Tyson Fury e mposht Otton Wallin

0
59

Tyson Fury e ka rrahur Otton Wallin të shtunën mbrëma në Las Vegas, përkundër mori goditje të përgjakshme, duke mbetur i pamposhtur në kategorinë e rëndë të boksit.

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë Fury fitoi me vendim unanim në T-Mobile Arena, por iu desh të djersitet fort pasi Wallin e përgjaku mirë në rundin e tretë, transmeton Gazeta Express.

Fakti se Fury mbetet boksier i pamposhtur edhe pas 30 meçeve, e mban atë në garë për rimeç me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder në shkurt.

Goditjet e mëdha në rundin e tretë bënë që Fury të pësojë një çarje mbi syrin e djathtë dhe si rrjedhojë britaniku e humbi ritmin.

Edhe rundi i gjashtë ishte i vështirë për britanikun, që megjithatë mbijetoi për t’u rikthyer fitimtar.

Na rundi i shtatë e tutje, Fury e nisi dominimin ndaj suedezit dhe e fitoi meçin me vendim unanim në fund. /Gazeta Express/

Leave a Reply