Turpi i televizionit publik spanjoll, shkroi Kosovën me shkronja të vogla derisa Spanjën të gjitha me të mëdha

0
379

Trajtimi i keq mediatik që i është bërë Kosovës në Spanjë ka vazhduar edhe gjatë transmetimit të ndeshjes ndërmjet dy skuadrave.

Dardanët ishin mysafirë të La Roja në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022.

Dhe përkundër se Spanja nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, federata e atjeshme u detyrua t’i respektonte rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s dhe ta pranonte ekipin tonë me të gjitha simbolet dhe intonimin e himnit shtetëror.

Porse, kështu nuk ka ndodhur me mediat spanjolle. Shumë prej tyre duke përfshirë edhe televizionin publik e kanë trajtuar Kosovën në mënyrë përçmuese.

Gjatë transmetimit të ndeshjes, televizioni publik e kishte shkruar emrin e Spanjës me shkronja të mëdha, ‘ESP’, derisa Kosovës i ishte referuar me të gjitha shkronja të vogla, ‘kos’.

Lexo po ashtu:
Kosova humb në Spanjë – detajet nga rrjedha e takimit
Kosova humb në Spanjë – detajet nga rrjedha e takimit
Kujtojmë që në Sevilla, Kosova regjistroi humbjen e dytë në Grupin B kualifikues për Kampionatin e ardhshëm Botëror. /Telegrafi/

Leave a Reply