Turneu dimëror i hendbollit për pionere, KHF “Ferizaj” fitues i turneut

0
367

Në organizim të KHF “Click” nga Prizreni, në qendrën sportive “Sezai Surroi” të Prizrenit, u mbajt turneu dimëror në hendboll për pioniere. Me këtë rast morën pjesë katër ekipe: Click, Ferizaj, Gjakova dhe Dukagjini i Klinës.

Pas ndeshjeve të para, u zhvilluan edhe ndeshjet gjysmëfinale dhe finale. Në ndeshjen për vendin e tretë u takuan Click dhe Dukagjini. Loja e rregullt përfundoi baras, 14:14. Ndërkohë, fitusi, Dukagjini, u përcukatua nga 7-metërshet.

Në ndeshjen finale u ballafaquan Gjakova dhe Ferizaj. Ferizajaset ishin më të mira gjatë gjithë kohës dhe në fund triumfuan me shifrat 23:15.
Pas përfundimit të turneut u shpallën edhe ekipet fituese dhe individet më të dalluara. Epiteti i lojtares më të miër i takoi Bora Zejnullahut të KHF “Gjakova”, kurse portierja më e mirë u shpall Marigona Kuçica e KHF “Dukagjini”.

Ndeshjet u drejtuan nga gjyqtarët Muhamed Koro dhe Iliriana Cikaqi .
Pas ndeshjes trajneri Fikret Sadiku foli për qëllimin dhe mbarëvajtjen e këtij turneu./V.B

Leave a Reply