Tuchel – Messit: Te PSG je i mirëpritur!

0
482

Pasi u mposht nga Bayerni në finalen e Champions League, te PSG ka nisur menjëherë të mendojnë për merkaton në mënyrë që të tentojnë triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube sezonin e ardhshëm.

Neymar dhe Mbappe nuk i mjaftuan Thomas Tuchelit për të thyer gjermanët dhe për të bërë hapin e madh në Champions, ish-trajneri i Dortmundit kërkon një tjetër yll te PSG dhe ai është Lionel Messi.

Tuchel pas finales së Championsit ka komentuar zërat e merkatos që flasin për një transferim të mundshëm të yllit argjentinas te kampionët e Francës, duke hapur dyert e PSG Messit dhe duke deklaruar se është ai është i mirëpritur.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë argjentinasi me të ardhmen e tij, por nëse 33-vjeçari vendos të largohet nga blaugranat, PSG me siguri do të jetë një opsion për të ardhmen e tij.

Leave a Reply