Tre futbollistë të PSG-së infektohen me Covid-19, mes tyre edhe braziliani Neymar

0
419

Tre futbollistë të PSG-së kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid-19. Klubi francez e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në ‘twitter, teksa shkruan: “Tre futbollistë janë konfirmuar pozitivë. Lojtarët e tjerë dhe pjesëtarët e stafit, do të vazhdojnë të testohen në ditën e ardhshme”.

Edhe pse klubi është treguar i rezervuar për të mos zbuluar emrat e futbollistëve që janë infektuar, mediat franceze kanë mësuar se Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes janë lojtarët të cilët kanë rezultuar pozitivë në teste pas rikthimit nga Ibiza. Futbollistët e prekur janë karantinuar dhe janë të detyruar që të presin deri në momentin që ta kalojnë infeksionin, para se të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës.

Pavarësisht se kampionati francez ka nisur, skuadra e Thomas Tuchel ende nuk ka zbritur në fushë, pasi u angazhua deri në finalen e Champions League. Kampionët e Francës do të zbresin në fushë në datën 10 shtator ndaj Lens.

Leave a Reply