Transferimet! Dy shqiptarë në listën e Igli Tares

0
316

Afati i transferimeve në futboll është hapur dhe menjëherë kanë filluar spekulimet e shumta rreth të ardhmes së futbollistëve.

Igli Tare, drejtori sportiv i SS Lazios ka një listë të gjatë të lojtarëve që do të tentoj t’i sjellë në skuadër gjatë këtij afati veror, shkruan IndeksOnline

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe dy futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për Elsid Hysaj dhe Milot Rashica.

Dy lojtarët e lartpërmendur duket se do të largohen nga klubet përkatëse, Napoli dhe Werder Bremen – andaj destinacioni i radhës mund të jetë edhe ‘shqiponja’.

Përvec Rashicës dhe Hysajt, lista e Tares është kjo: Jerome Boateng, Nikola Maksimovic, Nandes, Loftus-Cheek, Matteo Politano, Josip Ilicic dhe Rafa Santos Borre.

Kujtojmë që dje gjatë ditës skuadra nga Serie A zyrtarizoi në stol trajnerin e njohur, Maurizio Sarri.

Leave a Reply